Përfaqësuesit e Kuvendit takojnë krerët e grupeve politike përfaqësuese në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Në vazhdën e takimeve, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE ka zhvilluar takime të ndara edhe me krerët e grupeve politike: Frank Schwabe, Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, .Davor Stier, Partia Popullore Evropiane, Julian Bulai, Aleanca e Liberaleve dhe Demokratëve të Evropës. Në takimet me ta, anëtarët e delegacionit, kryesuar nga Nënkryetarja…

Lajme

26/06/2024 19:20

Në vazhdën e takimeve, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE ka zhvilluar takime të ndara edhe me krerët e grupeve politike: Frank Schwabe, Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, .Davor Stier, Partia Popullore Evropiane, Julian Bulai, Aleanca e Liberaleve dhe Demokratëve të Evropës.

Në takimet me ta, anëtarët e delegacionit, kryesuar nga Nënkryetarja Bogujevci, falënderuan krerët e grupeve politike për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të fuqishme në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Anëtarët e delegacionit po ashtu kërkuan që kjo mbështetje të vazhdojë edhe me tutje, që Kosova sa më parë të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë multilaterale, nga e cila do të përfitojnë dy palët, edhe Kosova, por edhe vet Këshilli i Evropës.

Po ashtu krerët e grupeve politike premtuan se angazhimi i tyre nuk do të mungojë asnjëherë dhe se presin që sa me shpejt edhe Komiteti i Ministrave të marrë për bazë raportin e Asamblesë dhe të marrë vendim që të ftojë Kosovën të bëhet shteti i 47 anëtar i kësaj organizate.

Palët u pajtuan që me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës më së shumti do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, ku përveç tjerash do t’u jepet mundësia t’i adresohen edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kurdo që ata mendojnë se të drejtat e tyre janë shkelur apo mohuar.