Përfaqësuesi i Vita-s në protestë: Disa ushtarë të Facebook-ut po tentojnë ta baltosin fermerin, janë ardhë në qumështore si kapadai

Në protestën e sotme të cilën thuhej ta kenë thirrur fermerët e qumështit të Kosovës i pranishëm ishte edhe njëri nga përfaqësuesit e kompanisë “Vita”, Kushtrim Vigani. Ai mori fjalën në protestë duke thënë se “disa ushtarë të Facebook-ut” po tentojnë ta baltosin fermerin. “Ne si qumështorja ma e madhe në Kosovë, grumbullojmë 50% të…

Lajme

06/07/2026 13:33

Në protestën e sotme të cilën thuhej ta kenë thirrur fermerët e qumështit të Kosovës i pranishëm ishte edhe njëri nga përfaqësuesit e kompanisë “Vita”, Kushtrim Vigani.

Ai mori fjalën në protestë duke thënë se “disa ushtarë të Facebook-ut” po tentojnë ta baltosin fermerin.

“Ne si qumështorja ma e madhe në Kosovë, grumbullojmë 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë, e që po flasin në Facebook për ta baltos këtë fermerë e ju bëj thirrje sa më parë ministrit të bujqësisë, e AUV-t të dalin me rezultate ato që i kanë gjetë për prezencën e qumështit pluhur. E dinë që s’ka qumësht pluhur. Për analizat e qumështit Vita”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

“Ju bëj thirrje që në secilin market të bëhen analizat pa dijeninë e qumështores. Le ti qojnë në secilin laborator të botës”,tha ai.

“Ne s’jemi armiq të këtij vendi. Jo me ardhë në qumështore si kapadai”.

Vita nuk prodhon qumësht, por e përpunon qumështin. Institucionet e kanë mbyllur në mënyrë indirekte, thonë kemi gjetë parregullsi. Ka edhe asi inspektorë që e kanë pa që janë në rregull por nuk guxojnë me dal dhe me fol. Unë jam veterinar, më mirë se na që e ngjeh fermën, se njeh asnjë në ministri./Lajmi.net/