Ministri Muja i fton për takim tre përfaqësues të fermerëve të qumështit që po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë
Para Ministrisë së Bujqësisë, po vazhdojnë protestën fermerët e qumështit pas mbylljes së qumështores “Vita”. Kjo qumështore u mbyll pas inspektimit që Ministria e Bujqësisë dhe AUV i kanë bërë të enjtën, ndërkaq ende nuk dihen rezultatet e inspektimit. Gjatë protestës, këshilltari i ministrit të Bujqësisë Armend Muja i ka njoftuar fermerët se Muja po…
Lajme
Para Ministrisë së Bujqësisë, po vazhdojnë protestën fermerët e qumështit pas mbylljes së qumështores “Vita”.
Kjo qumështore u mbyll pas inspektimit që Ministria e Bujqësisë dhe AUV i kanë bërë të enjtën, ndërkaq ende nuk dihen rezultatet e inspektimit.
Gjatë protestës, këshilltari i ministrit të Bujqësisë Armend Muja i ka njoftuar fermerët se Muja po i pret në takim.
Takimi pritet të nis brenda pak minutash, ndërkaq protesta po vazhdon. /Lajmi.net/