Përdori fondet e ndihmës COVID për të blerë Lamborghini, dënohet me 9 vite burgim

9:58 | 1 Dhjetor 2021

Burri nga Teksasi u dënua për mashtrim dhe keqpërdorim.

Një burrë nga Teksasi u dënua me mbi nëntë vjet burg të hënën për marrjen me mashtrim të fondeve të ndihmës për COVID-19 që ai përdori për blerjen e një Lamborghini dhe shpenzime të tjera.

Lee Price III, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor në shtator për akuzat për mashtrim dhe pastrim parash, mori 1.6 milionë dollarë fonde kredie duke falsifikuar kërkesat e tij, tha Departamenti i Drejtësisë, duke cituar dokumentet e gjykatës.

Në aplikimet, Price ka përdorur emrin e një personi që ka vdekur para se të dorëzohen dokumentet, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Në dokumentacionin, ai mbuloi gjithashtu shpenzimet e listës së pagave dhe numrin e punonjësve që supozohej se kishte në tre biznese të veçanta, sipas dokumenteve të gjykatës.

Price përdori disa nga përfitimet e paligjshme për të blerë një Lamborghini Urus, një kamion Ford F-350 dhe një orë Rolex, tha Departameni i Drejtësisë.

Departameni i Drejtësisë tha se autoritetet kanë rikuperuar mbi 700,000 dollarë në paratë e marra me mashtrim. /Lajmi.net/