Përditësohen të dhënat, ja sa po presin mëgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova
Edhe sot në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata të qytetarëve me automjete. Sipas gjendjes së orës 16:16, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Jarinje me kolona të automjeteve deri në tetëqind metra në dalje dhe hyrje, teksa pritjet në të dyja anët e kësaj…

Lajme
Edhe sot në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata të qytetarëve me automjete.
Sipas gjendjes së orës 16:16, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Jarinje me kolona të automjeteve deri në tetëqind metra në dalje dhe hyrje, teksa pritjet në të dyja anët e kësaj pike kufitare janë po ashtu nga gjashtëdhjetë minuta.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është tetëqind metra e gjatë dhe pritjet janë tridhjetë minuta.
Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është një kilometër e gjatë, me pritjet deri në dy orë, ndërsa në dalje kolona është njëqindepesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë njëzet minuta.
Në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë kolona e automjeteve në hyrje është treqind metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve janë njëzet minuta, ndërsa në dalje pritjet janë tridhjetë minuta, me kolona të automjeteve deri në dyqind metra gjatësi, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.