Përditësohen rezultatet në Prishtinë, ky është asamblisti me më së shumti vota nga LDK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku deri tani janë numëruar 34 vendvotime nga gjithsej 268. Sipas rezultateve të fundit, LDK renditet e para me 30.36% të votave, ndjekur nga Vetëvendosje (VV) me 21.66%, PDK me 21.38%, dhe AAK me 10.45%. Në listën e LDK-së, bartës liste dhe…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku deri tani janë numëruar 34 vendvotime nga gjithsej 268.
Sipas rezultateve të fundit, LDK renditet e para me 30.36% të votave, ndjekur nga Vetëvendosje (VV) me 21.66%, PDK me 21.38%, dhe AAK me 10.45%.
Në listën e LDK-së, bartës liste dhe kandidati më i votuar është Përparim Rama me 3,216 vota. Pas tij renditen:
Bujar Gashi me 211 vota
Bekim Gashi me 153 vota
Milazim Vitija me 147 vota
Fadil Aliu me 124 vota
Tek Vetëvendosje, bartëse liste dhe më e votuara është Mrika Limani Myrtaj me 2,272 vota, e ndjekur nga:
Gëzim Sveçla me 170 vota
Jeta Bujari me 123 vota
Feim Osmani me 96 vota
Avni Osmani me 93 vota
Në PDK, më e votuara dhe bartës liste është Uran Ismaili me 2,302 vota. Pas tij vijnë:
Besianë Masmurati me 127 vota
Agron Canolli me 115 vota
Leutrim Retkoceri me 92 vota
Ilirik Musliu me 87 vota
Deri tani janë numëruar vetëm 12.69% e votave, pasi përfundimi i numërimit kërkon përpunimin e edhe 234 vendvotimeve të mbetura.
Prishtina do të shkojë në balotazh më 9 nëntor për zgjedhjet për Kryetar Komune, ku do të përballen dy kandidatët më të votuar: Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje.