Përçarje brenda AKR-së, Bahtiri nuk pranon që partia të hyjë e vetme në zgjedhje
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka dalë i nervozuar nga mbledhja e kryesisë së partisë.
Lajme
Bahtiri ka dal ende pa përfunduar mbledhja, pasi siç mëson lajmi.net, kryesia ka propozuar të hy në zgjedhje e vetme, ndërsa Bahtiri ka qenë kundër.
Për momentin, Bahtiri dhe disa anëtarë të tjerët të kryesisë së AKR-së po pinë kafe dhe po diskutojnë.
Mbledhja e kryesisë së ARK-së ka filluar 11:40 dhe është ende duke vazhduar të diskutohet për marrëveshje koalicioni parazgjedhor. /Lajmi.net/