Për “xhipat e zi” që dikur kritikonte të tjerët që i përdornin, sot Kurti jep tender rreth 60 mijë euro për t’i marrë dy të tillë me qera
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka dhënë tenderin e radhës, pikërisht për atë që dikur ironizonte dhe kishte kritikuar të gjithë “paraardhësit” e tij politikë, xhipat e zi. ZKM ka dhënë tender në vlerë 58 mijë e 968 euro kompanisë “Auto Mita Sh.P.K për të marrë me qera dy automjete. Këto vetura, do…
Lajme
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka dhënë tenderin e radhës, pikërisht për atë që dikur ironizonte dhe kishte kritikuar të gjithë “paraardhësit” e tij politikë, xhipat e zi.
ZKM ka dhënë tender në vlerë 58 mijë e 968 euro kompanisë “Auto Mita Sh.P.K për të marrë me qera dy automjete.

Këto vetura, do të jenë në shërbim të Zyrës së Kryeministrit për 36 muaj apo 3 vite, shkruan lajmi.net.

Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.
“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit. /Lajmi.net/