Për tri ditë me radhë, familja Thaçi pret miq e familjarë për ngushëllime – Endriti publikon orarin

Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt. Njerëz nga e gjithë Kosova, Shqipëria e të gjitha vendet ku ka shqiptarë kanë nderuar familjen Thaçi me pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të kryfamiljarit të tyre. Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka…

Lajme

18/03/2025 21:11

Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt.

Njerëz nga e gjithë Kosova, Shqipëria e të gjitha vendet ku ka shqiptarë kanë nderuar familjen Thaçi me pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të kryfamiljarit të tyre.

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka njoftuar se nga nesër hapet e pamja në familjen e tyre.

Ai ka publikuar edhe orarin dhe vendin ku mund të shkojnë miqtë, të afërmit e qytetarët e Kosovës për t’iu shprehur ngushëllime.