Për tre muaj, Prokuroria në Pejë ngre 371 aktakuza kundër 458 personave

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për tre muajt e parë të vitit 2026, janar, shkurt dhe mars kanë ngritur 371 atakuza kundër 459 personave për vepra të ndryshme penale. Këto aktakuza janë ngritur nga departamenti i Krimeve të Rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur. “Mesatarja për muaj e ngritjes se…

Lajme

22/04/2026 10:15

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për tre muajt e parë të vitit 2026, janar, shkurt dhe mars kanë ngritur 371 atakuza kundër 459 personave për vepra të ndryshme penale.

Këto aktakuza janë ngritur nga departamenti i Krimeve të Rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur.

“Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 124, kurse e personave të akuzuar rreth 153 persona të akuzuar për një muaj pune. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: