Për tre muaj në Prishtinë u regjistruan 593 ndërmarrje të reja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë tremujorin e katër të vitit 2015”, mbi bizneset e reja të regjistruara në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë (ARBK), ku thuhet se gjatë janë regjistruar gjithsej 2480 ndërmarrje, që vërehet rritje për 14% e ndërmarrjeve të reja, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Lajme

02/02/2016 09:46

Po ashtu, ka një rritje për 8.6% të ndërmarrjeve të reja, nëse e krahasojmë me tremujorin tretë të këtij viti.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin në: tregti me 746 ndërmarrje të reja (30.1%); prodhim me 271 ndërmarrje të reja (10.9%); bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 270 ndërmarrje të reja (10.9%); aktivitete të shërbimeve tjera me 189 ndërmarrje të reja (8.3%); akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 246 ndërmarrje të reja (9.9%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 175 ndërmarrje të reja (7.1%); ndërtimtaria me 163 ndërmarrje të reja (6.6%); transport dhe ruajtje me 131 ndërmarrje të reja (5.3%); ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Sipas një komunikate të ASK-së, kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 2 393 ndërmarrje ose 96.5% të ndërmarrjeve t? ? reja; kategoria me 5-9 të punësuar me 68 ndërmarrje (2.7%); kategoria me 10-19 të punësuar me 12 ndërmarrje (0.5%); kategoria me 20-249 të punësuar me 7 ndërmarrje (0.3%); ndërsa, në kategorinë tjetër (250+) nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujor.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të reja, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 593 ndërmarrje të reja (shprehur në përqindje 23.9%); Peja me 184 ndërmarrje të reja (7.4%); Prizreni me 177 ndërmarrje të reja (7.1%); Ferizaj me 160 ndërmarrje të reja (6.5%); Gjakova me 131 ndërmarrje të reja (5.3%); Gjilani me 119 ndërmarrje të reja (4.8%); Mitrovica me 111 ndërmarrje të reja (4.5%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori.