Për terrorizmin nuk janë fajtorë vetëm terroristët!
Rasti i Stambollit si dhe te mëhershmit ne ngjashmeri, me se miri tregojne se Islami nuk eshte fajtor e as myslimanet, por shpjegimi i shtremberuar dhe keqperdorimi i tij i cili verbon pasues te caktuar per ndermarr veprime makabre ne emer te tij.
Opinion
Shkruan: Xhabir Hamiti
Terroristët janë prodhim me adresë dhe etiketë. Ata nuk piken nga qielli dhe as nuk janë krijesa jashtëtokësore!
Shumica dermuese e tyre jane rezultat i pasimit te nje doktrine specifike, te mbeshtjellur e stermbshtjellur me nje version fetar konservativ dhe politik, i cili ne gjithe dekadat e fundit ne gjithe boten myslimane fuqishem eshte ujitur dhe mbeshtetur nga vende dhe qarqe te caktuara.
Naiviteti, varferia, niveli arsimor, pasimi i verbert i thirresve te pagdhendur si dhe te pa kulture fetare dhe njerezore, jane nga arsyet kryesore te rreshqitjes se njerezve drejte nje orientimi fetar rigjid e disfavorizues, si per veten e tyre e ashtu edhe per te tjeret.
Besoj se, perfundimisht ka ardhur koha qe studiuesit dhe institucionet akademike islame ne bote, t’i rishikojne tekstet e tyre shpjeguese mbi Kuranin dhe Sunnetin, sepse shume ceshtje dhe dekrete fetare jane prodhim nga studiues te koherave dhe rrethanave te kaluara qindra e mira vjecare, te cilat sot ne asnje menyre nuk pershtaten me nevojat bashkekohore te shoqerive myslimane dhe njerezimit mbare.
Kunder reformimit te mendimit si dhe te filtrimit te teksteve te shpifura, paushalle dhe jo akademike mbi Islamin mund te jene vetem fanatiket e verbert si dhe armiqet e Islamit dhe te shoqerive myslimane.
Rasti i Stambollit si dhe te mëhershmit ne ngjashmeri, me se miri tregojne se Islami nuk eshte fajtor e as myslimanet, por shpjegimi i shtremberuar dhe keqperdorimi i tij i cili verbon pasues te caktuar per ndermarr veprime makabre ne emer te tij.
Terroristi, ne asnje menyre nuk mundet qe ne te njejten kohe me qene edhe terrorist e edhe mysliman.
Vetem i cmenduri vret njerez te pafajshem dhe ne pabesi.
Besimtari i cili para cdo kaptine , 114 here ne Kuran lexone se Zoti eshte i Meshirshem dhe Gjithmeshirues, ne asnje forme dhe asnje variant nuk mund te jete i frymezuar per te vrare e derdhur gjakun e krijeses se pafajshme njerezore.
Duhet moblizim i pergjithshem per te miren e te gjitheve.