Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Për të fshehur lodhjen nga pagjumësia mjafton të ndiqni këto hapa të thjeshtë

15:52 | 7 Prill 2021

Gjithmonë ka një zgjidhje, dhe këtu do të listojmë jo një por 4 të tilla.

Jo të gjithë kemi dëshirë të zgjohemi herët për të shijuar ditën apo për të ushtruar aktivitete fizike që në orët e para të mëngjesit, shkruan “IconStyle”.

Ka nga ata persona që mendimet dhe idetë i vijnë pikërisht në orët e vona të natës ndaj dhe nuk i ngelen mjaftueshëm orë për të shijuar gjumin e mëngjesit pasi duhet të çohen për në punë, transmeton lajmi.net.

Por gjithmonë ka një zgjidhje, dhe këtu do të listojmë jo një por 4 të tilla:

Të fshehim sa më shumë të mundemi sytë e kuq: Në farmacinë afër shtëpisë do t’ju sugjerojnë një solcioni i cili lehtëson dhe zhduk sytë e kuq kur ata janë të lodhur.

Një solucion ky që e përdorin dhe modelet në pasarela apo shumë personazhe të njohur të botës së televizionit.

Lëreni gjakun të qarkullojë si duhet: Të ndihmoni gjakun në fytyrën tuaj të qarkullojë sa më mirë do e ndihmoj atë të duket e freskët dhe plot jetë. Ka produkte për kujdesin ndaj fytyrës që ja u lejojnë këtë gjë.

Efekti i syve të mëdhenj: Pasi kemi hequr te kuqën nga pagjumësia dhe kemi bërë gjakun të qarkullojë për një fytyrë që shkëlqen, tani duhet të kujdesemi për make up-in e syve.

Duke i berë ata të duken të mëdhenj më anë të lyerjes me penel dhe rimeli, do të dukeni sikur jeni zgjuar në 11 të paradites!

Lyeni buzët me ngjyra të ndezura: Një nga truket më të vjetra qe njihet në të gjithë botës është pikërisht ky. Nëses buzëkuqi ju ikën pas disa orësh zgjidhja është që të përdorni një zbutës herë pas herë. /Lajmi.net/