Për shkak të koronavirusit, Franca ndalon përshëndetjet me puthje

Për shkak të koronavirusit Franca ka ndërmarr një varg masash për ta luftuar koronavirusin.

Lifestyle

01/03/2020 11:51

“La bise” apo siç njihet ndryshe përshëndetja me puthje u ndalua zyrtarisht në këtë vend.

Njoftimin e dha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

Ndryshe shteti francez i ka ndaluar edhe organizimet e mëdha në ambientet e mbyllura që kanë mbi 5 mijë persona.

Në vend janë lajmëruar 16 raste të koronavirusita, raporton 24news, përcjell Klan Kosova.

Këto masa janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë franceze. për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.