“Për pak”! S’ka qethje për tifozin e Unitedit, humb mundësinë për t’i prerë flokët pas 500 ditësh
Një tifoz i Manchester United, Frank Ilett, ka humbur mundësinë për të prerë flokët për herë të parë pas 500 ditësh, pasi ekipi nuk arriti të siguronte fitoren e pestë radhazi. Ilett, 29 vjeç, kishte premtuar në tetor 2024 se nuk do t’i priste flokët derisa klubi të fitonte pesë ndeshje njëpasnjëshme, por vështirësitë e…
Sport
Një tifoz i Manchester United, Frank Ilett, ka humbur mundësinë për të prerë flokët për herë të parë pas 500 ditësh, pasi ekipi nuk arriti të siguronte fitoren e pestë radhazi.
Ilett, 29 vjeç, kishte premtuar në tetor 2024 se nuk do t’i priste flokët derisa klubi të fitonte pesë ndeshje njëpasnjëshme, por vështirësitë e United sezonin e kaluar e detyruan të prishej më gjatë se sa kishte parashikuar, duke rezultuar në një frizurë jashtëzakonisht të gjatë dhe komike.
Videot e tij ditore në “The United Strand” kanë grumbulluar miliona shikime, ndërsa Ilett kishte planifikuar të dhuronte flokët e tij për “The Princess Trust”, një bamirësi që ofron peruka për fëmijët e prekur nga kanceri që humbin flokët gjatë trajtimit.
Kur Ilett nisi sfidën, Unitedi ishte nën drejtimin e Erik ten Hag, dhe kur trajneri u shkarkua, pasardhësi Ruben Amorim arriti vetëm një seri prej tre fitoreve radhazi gjatë një sezoni të vështirë.
Pas largimit të Amorim, Michael Carrick udhëhoqi Unitedin drejt katër fitoreve radhazi ndaj Manchester City, Arsenal, Fulham dhe Tottenham Hotspur, duke krijuar mundësinë për fitore të pestë në ndeshjen e së martës ndaj West Ham United.
Por ndaj një West Ham në formë, United mundi vetëm të barazonte 1-1 në “London Stadium”, me golin e vonë të Benjamin Šeško në minutën e 96-të që anuloi avantazhin e Tomas Soucek, pas një goli të disalouar të Casemiro.
Për Ilett, kjo do të thotë se mundësia për të prerë flokët e tij të mëdhenj, moment që ai planifikonte ta ndante me miliona ndjekësit e tij në rrjetet sociale, është zhdukur.
Ai në fakt u bë prapë viral me reagimin e tij në “livestream” që po e mbante gjatë lojës.
Video e tij kur Unitedi pranon gol nga West Hami është shpërndarë në faqet më të mëdha të futbollit.
Ish-mesfushori i United, Carrick, i cili zëvendësoi Amorim në janar, tha se fëmijët e tij e kishin bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e mundësisë për të fituar ndaj West Ham dhe se sfida e Ilett e kishte bërë të buzëqeshë.
“Fëmijët e mi më bënë të vetëdijshëm për këtë, por sigurisht që nuk do të hyjë në bisedën taktike me ekipin nga një nivel profesional,” tha Carrick. “Mund ta kuptoj situatën dhe më bën të buzëqesh, por në fund nuk do të ketë ndikim”.