“Për me e kalu këtë kohë të prishtë e të padrejtë”, Labi argëton fansat me muzikë nga shtëpia

Labi këndoi për fansat me kitarë në shtëpi.

ShowBiz

11/11/2020 09:15

Labinot Tahiri mbrëmë vendosi që t’i argëtojë fansat me muzikë ‘live’ nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Këngëtari u lidh ‘live’ në Facebook, teksa mori kitarën dhe këndoi për gjithë ata që po kalojnë kohë aspak të mira gjatë kësaj periudhe.

“Live duke kenduar, për shpirtin tuaj, për me e kalu këtë kohë të prishtë e të padrejtë?”, ka shkruar ai. 

Para se të këndonte, Labi kishte disa fjalë për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, teksa përmendi edhe paralajmërimin për mbylljen e dytë.

Ndryshe, Labinot Tahiri para pak ditësh ka publikuar në versionin e tij projektin “Fjalët e qiririt”. /Lajmi.net/

YouTube player