Për këto arsye të moshuarit duhet të hanë më shpesh hudhra

Konsumimi i hudhrave të papërpunuara mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës, lidhur me pacientët në moshë që vuajnë nga Alzheimeri dhe Parkinsonin, sugjerojnë shkencëtarët.

Lifestyle

09/04/2019 10:40

Kompleksi natyral i gjetur në hudhër – alil sulfide – përmirëson shëndetin e baktereve në stomak dhe gjithashtu përmirëson shëndetin njohës në të moshuarit, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët amerikanë zbuluan se kompleksi rikthen triliona mikroorganizma – të njohura gjithashtu si mikrobiota – në zorrë.

Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar rëndësinë e mikrobiotave të zorrëve në ruajtjen e shëndetit.

Por pak studime kanë hulumtuar shëndetin e zorrëve dhe gjendjet shëndetësore të lidhura me moshën. /Lajmi.net/