Për herë të parë në Kosovë, mbesa e Shotë Galicës
Shotë Galica erdhi e gjallë pranë varrit të Azem Galicës. Shota është trashëgimtarja e familjes së heroinës Shotë Galicës, e cila ka trashëguar emrin e saj, pasi Shota e vërtetë, Shotën e sotme e ka mbesë. Në Galicë, familjarët e Shotë Galicës, u pritën nga pasardhësit e Azem Galicës dhe bashkëfshatarët e tij. Momente emocionuese pati në këtë tubim, ishte i pari pas shumë vjetësh!
Lajme
Është hera e parë që vjen në vendlindjen e heroit të kombit, Azem Galicës, mbesa e Shotë Galicës, Shota 84-vjeçare së bashku me vëllanë e saj!
Të dy janë fëmijët e vëllait të Shotës, Sali Halilit.
Ajo ndihet e emocionuar derisa shton se ndjehet krenare për bëmat e Azem e Shotë Galicës, andaj edhe shpalos kujtimet nga babai.
Vëllai i Shotës, Beqir Gashi, kujton se si Shota ishte e plagosur dhe kishte shkuar për trajtim në Shqipëri, por atje askush nuk u kujdes për të.
Në Kullën e Azem Galicës, pasardhësit e Shotës, u pritën me folklor. Të ftuarit përuruan edhe veprën “Nën qiellin e mrrolur të Kosovës”, të autorit Perikli Jorgoni tashmë i ndjerë. Kjo vepër ngërthen më vete poemë kushtuar heronjve të kombit Azem e Shotë Galicës.
Familjarëve të Shotës u dhuruan një hartë e Kosovës nga shkrimtari Bedri Tahiri. Meqë eshtrat e Shotës nuk janë pranë Azem Galicës, pas kundërshtimeve të familjarëve të Shotës, që ato të qëndrojnë në Fushë-Krujë, dikush u kujdes që të paktën, pak dhe ta sjellin nga varri i Shotës.
RTK
