Për dallim nga autobusët në Ferizaj, nxënësve në Prizren nuk iu gjetën armë- Policia jep detaje

Policia e Kosovës në Prizren kanë kryer sot disa kontrolle të befasishme në zbatim të planit operativë “Siguria e nxënësve”. Policia ka njoftuar se në këto kontrolle kanë qenë të përfshirë shumë zyrtar policor si nga patrullat ashtu edhe nga hetimet dhe njësitë e tjera të stacionit të cilët janë ndarë në grupe dhe kanë…

Lajme

17/10/2024 15:31

Policia e Kosovës në Prizren kanë kryer sot disa kontrolle të befasishme në zbatim të planit operativë “Siguria e nxënësve”.

Policia ka njoftuar se në këto kontrolle kanë qenë të përfshirë shumë zyrtar policor si nga patrullat ashtu edhe nga hetimet dhe njësitë e tjera të stacionit të cilët janë ndarë në grupe dhe kanë majtë pika kontrolli në lokacione të ndryshme.

Nga këto kontrolle nuk është gjetur asnjë armë, shkruan lajmi.net.

Cak i kontrollit kanë qenë autobusët që bartin nxënës dhe në bazë të dyshimeve disa prej nxënësve janë kontrolluar, kontrollet janë kryer me qëllim të parandalimit të veprave penale të ndryshëm e në veçanti është kërkuar për mjete të rrezikshme si dhe armë të ftohta e armë të zjarrit. Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjet asgjë kundërligjshme. Policia e Kosovës do të vazhdoj me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: