“Për 5 vite, as 900 aksidente me vetura nuk ka në Kosovë”, Baze i reagon Osmanit që tha se janë shkatërruar 900 banda kriminale

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani se “në 5 vitet e fundit janë eliminuar 900 banda kriminale në Kosovë” ka nxitur reagim nga opinionisti Mero Baze. Në një shkrim në Facebook, Baze akuzoi Presidenten për deklarata që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Reagimi i plotë i tij: Presidentja e Kosovës duhet të…

Lajme

16/11/2025 23:21

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani se “në 5 vitet e fundit janë eliminuar 900 banda kriminale në Kosovë” ka nxitur reagim nga opinionisti Mero Baze.

Në një shkrim në Facebook, Baze akuzoi Presidenten për deklarata që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i tij:

Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9.

E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkan.