Pepe tek Arsenal? Asgjë nuk ka përfunduar
Ditëve të fundit është folur shumë rreth transferimit të Nicolas Pepe tek skuadra e Arsenal.

Sport
Kalimi i Pepe tek Arsenal shihet si punë e kryer, por kjo gjë duket se nuk është aspak e vërtetë.
Sipas raportimeve të ‘RMC’, transferimi i Nicolas Pepe tek Arsenal nuk është punë e kryer, siç mendojnë njerëzit, transmeton lajmi.net.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se Liverpool dhe Inter janë dy skuadrat tjera që janë akoma në garë për francezin.
‘Gunners’ janë gati që të thyejnë rekordin e skuadrës në fushën e transferime, duke paguar 80 milionë për Pepe.
Duket se edhe dy skuadrat tjera kanë bërë ofertë të përafërt, por skuadra e Emery është në ‘pole position’ për francezin. /Lajmi.net/