Pepe paralajmëron Barcelonën

Pepe beson se Real Madrid mund ta fitojë titullin e La Ligas, përkundër faktit që Barcelona kryeson me gjashtë pikë më shumë se Los Blancos.

Sport

30/11/2015 19:27

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ia ka kujtuar Barcelonës edicionin e kaluar, ku në ndeshjet në kampionat ishin mbretërit më të mirë, por titullin e fituan katalanët në fund.

“Ne kemi shembull edicionin e kaluar, kemi fituar shumë, por e kemi humbur titullin. Ne duhet të punojmë shumë dhe të shikojmë se çfarë do të ndodh të ardhmen”, ka thënë Pepe.

Barcelona në El Classicon e parë të këtij edicioni, e shkatërroi Realin duke e mundur 4:0.