Pepe: Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk do ishte dështim për Realin
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka thënë se eliminimi nga Liga e Kampionëve e skuadrës së tij nuk do të ishte një dështim.

Sport
Pepe nuk do e konsiderojë si dështim eliminimin e mundshëm nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve nga skuadra e Juventusit.
“Ne ëndërrojmë që të luajmë një tjetër finale dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Pepe në konferencë për shtyp para takimit.
“Do të ishte një dështim nëse ne eliminohemi nga Juventusi? Jo. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe nuk do të jetë e lehtë”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre italiane e cila dëshiron të mbrohet mirë dhe tenton të fitojë takimin me sulmin e shkëlqyer që ka”, përfundoi portugezi.