Pepe: Do jetë ndeshje e veçantë, asnjëherë nuk kam luajtur kundër CR7

Mbrojtësi i Portos, Pepe që e njeh mjaftë mirë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo thotë se do jetë ndeshje e veçantë.

Sport

17/02/2021 08:30

Sonte (e mërkurë), Porto është nikoqir i Juventusit, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Portugezi tha se shpresojnë në fitore edhe pse e di që do jetë e vështirë.

“Shpresojmë të fitojmë, por e dimë se do të jetë tejet e vështirë”.

“Juventusi është skuadër që mund të varet të disa lojtarë të mirë, duke përfshirë më të mirin në botë Cristiano Ronaldo, pra nuk do jetë e lehtë”.

“Do japim maksimumin dhe provojmë të ndjekim urdhrat e trajnerit që mund të luftojmë në dy ndeshjet për të arritur në raundin tjetër”, tha fillimisht ai.

Pastaj, Pepe foli edhe për ish bashkëlojtarin Ronaldo, me të cilin ishte te Kombëtarja e Portugalisë dhe Real Madridi.

“Do jetë e veçantë përballja me të sepse aktualisht asnjëherë nuk kam luajtur kundër tij gjatë karrierës sime. Kam stërvitur me të shumë herë”.

“Është Porto kundër Juventus më shumë se Pepe kundër Ronaldo, edhe pse shpresoj që ne mund të mposhtin Juventusin për herë të parë”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Portos dhe Juventusit nis në ora 21:00./Lajmi.net/