Pep Guardiola shpallet menaxheri i muajit janar në Premierligë

Pep Guardiola është shpallur menaxheri më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Sport

12/02/2021 13:17

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka fituar çmimin e menaxherit të muajit, për muajin janar, transmeton lajmi.net.

City regjistroi në muajin janar, gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, ku prej tyre shënoi 16 gola dhe pësoi vetëm një gol.

Kjo formë mbresëlënëse ka bërë që “Citizens” të ngjitën në pozitën e parë në tabelë, madje edhe të shkëputen nga skuadrat e tjera në Premierligë.

Aktualisht, City qëndron në vendin e parë me 50 pikë, pesë me shumë se Manchester United, dhe ka një ndeshje për të zhvilluar. City do të përballet me Tottenham Hotspur, në kuadër të xhiros së 24-të të Premireligës.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, City e humbi me rezultatin 2-0./Lajmi.net/