Pep Guardiola: Ende e shoh Arsenalin si lider të Premier League

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vazhdon ta shoh Arsenalin si lider të Premier League edhe pse mbrëmë e mposhti midis ‘Emirates’ me rezultatin 1 me 3. City mbrëmë arriti një fitore të madhe si mysafir i ‘Topçinjëve’ – duke marrë kështu kreun e tabelës edhe pse me pikë të njëjta me ekipin e Mikel…

Sport

16/02/2023 12:18

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vazhdon ta shoh Arsenalin si lider të Premier League edhe pse mbrëmë e mposhti midis ‘Emirates’ me rezultatin 1 me 3.

City mbrëmë arriti një fitore të madhe si mysafir i ‘Topçinjëve’ – duke marrë kështu kreun e tabelës edhe pse me pikë të njëjta me ekipin e Mikel Arteta-s (nga 51), shkruan Lajmi.net

Gjatë konferencës për media pas ndeshjes, tekniku i Manchester Cityt – Pep Guardiola thur lavde për ekipin e Arsenalit.

“I kam parë dy ndeshjet e kaluara të tyra, ndaj Evertonit dhe Brentfordit, ata janë shumë të mirë. Në futboll ju mund të humbisni, apo jo? Por, ata ishin më të mirë definitivisht. Pra ata kanë kualitetin. Kundërshtarët e kanë të vështirë të adaptohen me lojën e tyre. Kanë një ndeshje më pak se ne, kështu që unë i shoh ata në krye të tabelës”, është shprehur Pep Guardiola

Ndeshjen e ardhshme, Arsenali e luan si mysafir ndaj Aston Villas – të shtunën nga ora 13 e 30. Kurse Manchester City udhëton në Nottingham Forest. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:00 të shtunën./Lajmi.net/