Pentagoni: Sulmuam “në zemër”, sirianët nuk na rrëzuan asnjë raketë

Pentagoni ka njoftuar se mbrojtja ajrore siriane nuk e ka rrezuar asnjë nga 105 projektilët që SHBA dhe aleatët e saj i kanë lëshuar mbrëmë në drejtim të Sirisë.

Bota

14/04/2018 16:55

Të kujtojmë se Rusia më herët ka njoftuar se janë lëshuar 103 raketa, dhe se forcat siriane kanë rrëzuar 71 prej tyre duke iu falënderuar sistemit sovjetik me të cilën sirianët u pajisen nga Moska.

Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Kenet Mekenzi ka thënë se mbrojtja kundërajrore siriane nuk iu ka afruar as regatave e as aeroplanëve që ishin të përfshirë në sulme, transmeton lajmi.net.

Mekenzi ka shtuar se nuk ka të dhëna se kundërajrorët rusë ishin funksionalë, raporton AP.

Ai ka thënë se 105 raketa janë hedhur në tri lokacione në Siri.

“E kemi goditur zemrën e programit kimik sirian”, ka thënë Mekenzi, duke shtuar se Siria në këtë mënyrë ka pësuar goditje të rëndë.

Ai ka thënë se operacioni ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka shtuar se nuk ka të dhëna nëse ka pasur viktima në mesin e civilëve. /Lajmi.net/