​Pentagoni jep lejen për raketat Tomahawk, Trump duhet të merr vendim

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë “dritën jeshile” për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, pasi vlerësoi se dorëzimi nuk do të ndikojë negativisht në rezervat amerikane. Ky veprim e lë vendimin përfundimtar në duart e presidentit Donald Trump, thanë për CNN tre zyrtarë amerikanë dhe evropianë të njohur me çështjen. Trump tha më…

Bota

31/10/2025 20:42

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë “dritën jeshile” për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, pasi vlerësoi se dorëzimi nuk do të ndikojë negativisht në rezervat amerikane.

Ky veprim e lë vendimin përfundimtar në duart e presidentit Donald Trump, thanë për CNN tre zyrtarë amerikanë dhe evropianë të njohur me çështjen.

Trump tha më parë këtë muaj gjatë një dreke pune me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se ai do të preferonte të mos i dërgonte raketat në Ukrainë sepse “ai nuk dëshiron të heqë dorë nga gjërat që janë të nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara”.

Shefat e Përbashkët të Shtabit informuan Shtëpinë e Bardhë për vlerësimin e tyre më parë këtë muaj, pak para se Trump të takohej me Zelensky. Tomahawk kanë një rreze veprimi prej rreth 1.600 kilometrash.

Vlerësimi i ka inkurajuar aleatët evropianë të SHBA-së, të cilët besojnë se Uashingtoni tani ka më pak justifikime për të mos i dorëzuar raketat, thanë dy zyrtarë evropianë.

Vetë Trump kishte thënë disa ditë para takimit të tij me Zelensky se SHBA kishte “shumë Tomahawk” që potencialisht mund t’i jepnin Ukrainës.

Por, Trump ndryshoi në mënyrë dramatike qëndrimin e tij disa ditë më vonë, duke thënë gjatë fjalës së tij hapëse në një drekë pune në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn se amerikanët “kanë nevojë për Tomahawk”. Ai më pas i tha Zelenskyt pas dyerve të mbyllura se nuk do t’i dorëzonte ato, të paktën jo ende.

Trump nuk e ka hequr plotësisht dërgimin e Tomahawk nga rendi i ditës, thanë burime më parë për CNN, dhe administrata ka hartuar plane për t’i dorëzuar ato shpejt në Ukrainë nëse Trump jep urdhrin.

Një çështje e pazgjidhur është se si Ukraina do t’i lëshonte raketat nëse Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin ato. Tomahawk lëshohen më shpesh nga anijet sipërfaqësore ose nëndetëset, por marina e Ukrainës është shumë e varfër, kështu që raketat duhet të lëshohen nga toka.