Pengoi procesin mësimor, ish-mësimdhënësja e “Pjetër Bogdanit” përfundon në pranga

Një ish-mësimdhënëse e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet është arrestuar të martën nga Policia. E, njëjta dyshohet se ka penguar procesin mësimor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   Për këtë rast për KosovaPress, ka folur drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.   Ajo, ka thënë se deri…

Lajme

04/09/2024 11:35

Një ish-mësimdhënëse e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet është arrestuar të martën nga Policia.

E, njëjta dyshohet se ka penguar procesin mësimor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Për këtë rast për KosovaPress, ka folur drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.

 

Ajo, ka thënë se deri të revolta e ish-mësimdhënëses ka ardhur pas masës disiplinore karshi saj nga ana e DKA-së për ndërrimin e vendit të punës.

 

Lushaku-Sadriu ka treguar se e dyshuara më herët ka qenë pjesë e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, por tani është transferuar në një shkollë në periferi të kryeqytetit.

 

Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi për të është marrë pas kërkesës unanime të prindërve.

 

Lushaku: Ish-mësimdhënësja ka penguar procesin mësimor sepse ia kemi ndërruar vendin e punës

 

 

“Një ish-mësuese, faktikisht në masa disiplinore që është ndërmarrë që iu ka ndërruar vendi i punës dhe ajo në shenj të protestës është munduar me e pengua mësimin. Është rast i izoluar, një mësuese që për fajin e saj sepse ka pasur ankesa nga prindërit dhe ne si DKA e kemi marr vendimin me transferuar në tjetër shkollë…Ankesa ka qenë në mënyrë unanime e prindërve dhe kjo nuk ka qenë hera e parë dhe ne është dashur gjithqysh me marr masa“, tha ajo.

 

Për këtë rast ka njoftuar sot edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

 

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

E nga kjo e hënë në Kosovë ka nisur procesi mësimor, ndërsa qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit në një shkollë në Prishtinë ka ndodhur një përplasje mes dy nxënësve.