Pellegrini sulmon Chelsean
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se futbollistët e tij kurrë nuk do të reagojnë si lojtarët e Chelseas, në rastin e përjashtimit të Zlatan Ibrahimovicit.

Sport
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka kritikuar sjelljen e futbollistëve të Chelseas me rastin e përjashtimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
“Kurrë nuk do të shihni futbollistët e Cityt duke e rrethuar gjyqtarin. Ndoshta mund të flasin me të për ndonjë situatë diskutabile, por vetëm një herë gjatë ndeshjes. Kjo nuk është mënyrë se si duhet të fitojë një skuadër. Duhet të analizoni cila është mënyra e drejtë e cila jo”, deklaroi Pellegrini për mediat britanike.
“Pas çdo vendimi, futbollistët e Chelseas kërcejnë tek gjyqtari duke ia pamundësuar punën normale. Në shumë ndeshje, me shumë kundërshtarë, ata shtrojnë presion ndaj gjyqtarit”, u shpreh ai.