Pele uron Messin për Topin e shtatë të Artë

Legjenda braziliane, Pele ka uruar yllin e PSG-së, Lionel Messi për çmimin e fituar të Topit të Artë për herën e shtatë.

Sport

30/11/2021 09:59

Argjentinasi dje fitoi çmimin me prestigjiozë në botë duke mposhtur dy rivalët, Robert Leëandoëski dhe Jorginho, transmeton lajmi.net.

Nga urimet e shumta, ka qenë edhe Pele që ka dërguar një mesazh të veçantë për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

“Urime Leo Messi për një tjetër Top të Artë. Është e drejtë për një talent të veçantë. Shatë herë, faleminderit shumë”, shkroi ai në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

Ndërkohë, Pele vazhdon të shërohet pasi u operua nga tumori në zorrën e trashë gjatë muajit shtator./Lajmi.net/