Pele i qetëson fansat për shëndetin e tij: Jam i fortë, me shumë shpresë

Ikona e Brazilit Pele përditësoi fansat e shqetësuar për shëndetin e tij me një postim nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo. Pele i është nënshtruar kimioterapisë për kancerin e zorrëve që nga shtatori i kaluar, por që nuk solli rezultat, andaj tashmë është në kujdesin intensiv. Megjithatë, 82-vjeçari tani ka ofruar një përditësim për…

Sport

03/12/2022 23:27

Ikona e Brazilit Pele përditësoi fansat e shqetësuar për shëndetin e tij me një postim nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo.

Pele i është nënshtruar kimioterapisë për kancerin e zorrëve që nga shtatori i kaluar, por që nuk solli rezultat, andaj tashmë është në kujdesin intensiv.

Megjithatë, 82-vjeçari tani ka ofruar një përditësim për gjendjen e tij dhe ka falënderuar fansat për mesazhet e shumta të mbështetjes që ka marrë.

“Miqtë e mi, dua t’i mbaj të gjithë të qetë dhe pozitivë”, ka shkruar Pele në Instagram, transmeton lajmi.net.

“Jam i fortë, me shumë shpresë dhe e ndjek trajtimin si zakonisht, dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermieror për gjithë kujdesin që kam marrë.

“Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju në të gjithë botën më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin edhe në Kupën e Botës!

“Faleminderit shumë për gjithçka”, ishin fjalët e tij.

Spitali Israelita Albert Einstein gjithashtu lëshoi një deklaratë të shtunën në lidhje me Pele. Spitali deklaroi se braziliani ishte “i qëndrueshëm, me një përmirësim të përgjithshëm në gjendjen e tij shëndetësore”./Lajmi.net/