Pejë: Plagosi një person derisa po manovronte me armë, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një person ka plagosur me armë një tjetër derisa po manovronte me armë, dje rreth orës 19:00 në Pejë. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë për çka ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas është liruar. Të dyshuarit, Policia i kanë sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa pas intervistimit i dyshuari…
Lajme
Një person ka plagosur me armë një tjetër derisa po manovronte me armë, dje rreth orës 19:00 në Pejë.
Viktima ka pësuar lëndime në këmbë për çka ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas është liruar.
Të dyshuarit, Policia i kanë sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/