Pejë, arrestohet për vjedhje një grua

Në Pejë është arrestuar një grua me dyshimin se i ka vjedhur para dhe një telefon një burri.

Lajme

03/12/2017 16:04

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45.

“Është arrestuar e dyshuara shqiptare, pasi që e njëjta i kishte vjedhur viktimës, burrë shqiptar, një shumë të konsiderueshme të parave dhe një celular. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.