Peja mposht Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale të “Play Off-it”

Peja ka arritur ta mposht Sigal Prishtinën në kuadër të Play Off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sport

23/04/2021 18:43

Në ndeshjen e parë, Peja kishte mposhtur Prishtinën me rezultatin 106-77, ndërsa në ndeshjen e dytë, Sigal Prishtina kishte triumfuar me rezultain 93-92.

Rezultati i çerekëve, Peja-Prishtina: (25-19), (25-25), (25-23) dhe (25-16).

Në këtë duel, për Pejën shkëlqyen basketbollistët, Brandon Walters me 33 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime dhe Lis Shoshi me 18 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime.

Për Sigal Prishtinën shkëlqyen, Mack me 25 pikë, katër kërcime dhe katër asistime dhe Johnson, me 26 pikë, tre kërcime dhe shtatë asitime.

Peja me një fitore të thellë arrin të triumfojë ndaj Prishtinës dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Play Off-it ku do të përballet me Prizrenin.

Rezultati përfundimtar, Peja 100-83 Prishtina./Lajmi.net/