Pejё: Kapen 25 motoçikleta – Policia shqipton gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, më datën 8 maj 2024, nё qytetin e Pejёs ka sekuestruar 25 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme. Policia ka lёshuar fletёgjoba ndaj kundërvajtësve për mos posedim të lejes pёr vozitje, mos posedim i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim…

Lajme

10/05/2024 16:53

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, më datën 8 maj 2024, nё qytetin e Pejёs ka sekuestruar 25 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.

Policia ka lёshuar fletёgjoba ndaj kundërvajtësve për mos posedim të lejes pёr vozitje, mos posedim i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.