Pedro dhe Costa i urojnë fat Chelseas në finale

Ish-lojtarët e Chelsea, Pedro dhe Diego Costa i kanë uruar fat skuadrës për finalen ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/05/2021 17:20

Chelsea pas 9 viteve do të luajë përsëri në një finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Man Cityn do të jetë hera e parë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Costa dhe Pedro i kanë uruar shumë fat ish-skuadrës së tyre, ku kaluan një kohë të mirë atje.

Costa ka publikuar një foto me fanellën e Chelsea, derisa Pedro ka shkruar: “Gjithë të mirat për shokët e mi dhe familjen e madhe të Chelsea. Përpara, le të fitojmë përsëri”.

Image

Thomas Tuchel ka një skuadër të plotë për këtë takim, pasi asnjë lojtar s’është i lënduar./Lajmi.net/

Image