Pedri: Shoh ndeshjet e Messi kurdo që mundem, shpresoj që ai të kthehet
Pedri Gonzalez ka dhënë disa komente lidhur me ish-shokun e skuadrës, Lionel Messi.
Sport
Pedri ka bërë të ditur se shikon ndeshjet e Lionel Messi çdoherë kur ka kohë, pasi mëson gjithmonë diçka nga lojtari më i mirë në botë.
Por, Messi ka ngecur paksa në formën me PSG, dhe kjo është e dhimbshme për lojtarin e Barcelonës, i cili shpreson që ta ketë përsëri shok skuadre argjentinasin.
“Kurdo që mundem, e shoh atë duke luajtur, sepse mëson shumë duke parë futbollistin më të mirë në botë teksa luan”, ka thënë Pedri, transmeton lajmi.net.
“Kam kaluar shumë mirë me Leon në fushë, por edhe jashtë fushës është person i shkëlqyer, kështu që shpresoj që ai mund të kthehet këtu. Kënaqesha duke luajtur me të dhe është kënaqësi ta kesh shok skuadre”, shtoi spanjolli.
Messi aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës. Së fundmi dha një performancë brilante kundër Venezuelës. /Lajmi.net/