Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Pedri: “El Clasico” do jetë ndeshje e vështirë, kanë lojtarë me kualitet të lartë

17:42 | 8 Prill 2021

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka dhënë deklaratë para sfidës kryesore ndaj Real Madridit në “El Clasico”.

Dy gjigantët spanjoll që janë duke garuar për trofeun e La Liga-s takohen të shtunën në “Santiago Bernabeu”, përcjellë lajmi.net.

Mesfushori spanjoll që ka mahnitur të gjithë këtë edicion ka bërë të ditur se do luftojnë për tri pikë, edhe pse janë në dijeni që kundërshtari do jetë mjaftë i fortë.

“Në El Clasico gjithçka do kuptohet. Njëra skuadër do fitojë. Është ndeshje e rëndësishme për çka nënkupton për tifozët”.

“Për mua, si spektator me ka pëlqyer dhe tani si lojtar është edhe më emocionuese. Do provojmë të marrim tri pikët dhe kjo do ishte e rëndësishme”.

“El Clasico në “Camp Nou” ishte shumë e veçantë. Isha mjaftueshëm i lumtur që familja mund të më shihte dhe te më dërgonte në stadium”.

“Do jetë vështirë, kanë skuadër të mirë, por ne duhet të luajmë mirë për të fituar pikët. Kanë lojtarë të kualitetit të lartë, sidomos në mesfushë. Benzema gjithashtu është spektakular”.

“Asnjëherë nuk heqim dorë nga një trofe dhe do luftojmë deri në fund, duhet të vazhdojmë me fitore, që do na jepte shansin. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të shpresojmë që lideri humb pikë”.

“Dua ta fitojë trofeun e parë te Barcelona. Është ëndërr që e kam pasur gjithmonë. Do ishte mirë të fitojë diçka edhe me Kombëtaren”, përfundoi ai.

Përballja e “El Clasicos” zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/