Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci është deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit. Peci ka thënë se si çdo herë edhe sot vijmë me vullnet pozitiv që ti japim zgjidhje konstituimit të Kuvendit “Tashmë dihet që pamundësia që ne të kemi Kuvend të konstituuar varet nga vota e partive opozitare.…

Lajme

11/05/2025 09:35

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci është deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit.

Peci ka thënë se si çdo herë edhe sot vijmë me vullnet pozitiv që ti japim zgjidhje konstituimit të Kuvendit

“Tashmë dihet që pamundësia që ne të kemi Kuvend të konstituuar varet nga vota e partive opozitare. Meqenëse kryetari i Kuvendit i takon LVV-së, siç ka deklaruar Kurti diskutimet do ti bëjë për qeveri jo për këtë pozitë”, ka thënë Peci.

Peci tha se problemi nuk është emri i Albulena Haxhiut, por diku tjetër.