Peci s’pajtohet me vendin e dytë, sulmon një televizion: Ua kam marr 10 hektarë që i kanë taku shtetit, ia kishin pas dhanë një serbi – nuk ma falin
Kandidati i VV-së në komunën e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka eskaluar kundër PDK-së. Ai para simpatizantëve të vetë në zyre të partisë e ka quajtur PDK-në, “parti që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan e rajon”, transmeton lajmi.net. “…për pak e rrezikuat që t’ua dorëzoni pushtetin një partie që e përfaqëson krimin në Kosovë,…

Lajme
Kandidati i VV-së në komunën e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka eskaluar kundër PDK-së.
Ai para simpatizantëve të vetë në zyre të partisë e ka quajtur PDK-në, “parti që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan e rajon”, transmeton lajmi.net.
“…për pak e rrezikuat që t’ua dorëzoni pushtetin një partie që e përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan e rajon.”, tha fillimisht ai.
Tutje, ai falendëroi militantët e partisë dhe tha se i janë dhimbsur në shpirt kur i ka parë “exit poll-at”.
Por, Peci nuk u ndal me kaq. Ai sulmoi ashpër Radio Televizionin e Dukagjinit.
“Dukagjini është kundër meje, 10 hektarë vetëm në Pejë ua kemi marrë prej krimit që ia kanë dhanë Serbisë edhe një shkau, edhe ja u keni rikthy shtetit. Nuk ma falin ata mu, për 10 hektarë që ua kanë marrë shtetit, ja kanë qitë një serbi, e unë me ja u rikthy Republikës.”, tha Peci.
Në fund, ai pretendoi se kundërshtarët e tij kanë sponzorizuar me paratë e krimit “exit poll” për ta qitur atë keq.
“Ata sponzorizuan “exit poll” deri në 19 për qind sepse i kanë shti krejt paret e krimit me na pamundësu. Unë jam i bindur, që do njeri që është në rrugë të drejt e në rrugë të Zotit, Zoti i ndihmon, i gjen diçka”, u shpreh ai./lajmi.net/