Peci shpresën për fitore në Mitrovicë të Jugut e ka tek Kurti – në 11 postimet e fundit, 9 i ka me kryeministrin në detyrë
Faton Peci, kandidati i koalicionit VV–Guxo–Alternativa për Mitrovicën e Jugut, duket se mbështetja më e madhe në këtë garë i vjen nga vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në 11 postimet e fundit të tij në rrjetet sociale, Kurti është i pranishëm në secilin, duke e bërë të qartë se për Pecin, roli i kryeministrit…

Lajme
Faton Peci, kandidati i koalicionit VV–Guxo–Alternativa për Mitrovicën e Jugut, duket se mbështetja më e madhe në këtë garë i vjen nga vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në 11 postimet e fundit të tij në rrjetet sociale, Kurti është i pranishëm në secilin, duke e bërë të qartë se për Pecin, roli i kryeministrit në fushatë është kyç, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, në përballjet direkte me kundërkandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, në dy debatet televizive të mbajtura deri më tani, Peci nuk ka arritur të shfaqë epërsi bindëse, sipas vlerësimeve të përgjithshme.
Kjo e bën të qartë se, pavarësisht mbështetjes së fortë nga qendra, beteja për Mitrovicën e Jugut do të vendoset nga ajo çfarë kandidatët ofrojnë vetë – përtej emrave të mëdhenj dhe mesazheve të përbashkëta politike.
Postimet e Pecit ku është i përfshirë Kurti:
/lajmi.net/