Peci me reagim: Epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju, mbi qiellin e kësaj toke, ka Zot

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dal me një reagim pasi dje për disa orë u intervistua nga Prokuroria Speciale, në lidhje me rastin për fabrikën për mbetjet shtazore. Peci në reagimin e tij, tha se iu drejtohet të gjithëve, sidomos atyre që e votuan atë, shkruan lajmi.net Ai tha se epilogu i këtij rasti…

Lajme

28/05/2025 09:56

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dal me një reagim pasi dje për disa orë u intervistua nga Prokuroria Speciale, në lidhje me rastin për fabrikën për mbetjet shtazore.

Peci në reagimin e tij, tha se iu drejtohet të gjithëve, sidomos atyre që e votuan atë, shkruan lajmi.net

Ai tha se epilogu i këtij rasti do të jetë i njohur për ju, sikurse është i njohur për fermerët që përfitojnë subvencione e grante.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, miq e familjarë;
U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë.
Me theks të vecantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin!
Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare.
Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim.
Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot! 🫶
/lajmi.net/