Peci i del në mbrojtje Gërvallës pas sulmit të saj ndaj Haradinajt: Patriota sezonalë, marrja ua mbuloftë fytyrën
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka dal në mbrojtje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, me të cilën vijnë nga e njëjta parti. Kjo pasi Gërvalla mbrëmë në Deçan e ka quajtur kandidatin për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj “gjeneral të vetëshpallur”. Peci në një gjuhë pothuajse të njëjtë me Gërvallën,…
Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka dal në mbrojtje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, me të cilën vijnë nga e njëjta parti.
Kjo pasi Gërvalla mbrëmë në Deçan e ka quajtur kandidatin për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj “gjeneral të vetëshpallur”.
Peci në një gjuhë pothuajse të njëjtë me Gërvallën, i ka quajtur “patriotë sezonalë” ata që reaguan mbrëmë krah Ramush Haradinajt.
“Donika Gërvalla është shembulli unik se si mbiemri i familjes, e kaluara e lavdishme dhe e përgjakur, dhe amaneti i tyre nuk përdhoset, nuk keqpërdoret për përfitime personale, grupore e klanore. Për dallim nga patriotët sezonalë, ajo dhe familja e saj e nderuar, gjithmonë kanë dhënë për Kosovën, kurrë pa marrë asgjë prej saj. Me ju thanë marrja ju mbuloft fytyrën, nuk kemi sesi se për me pasë marre, duhet me pasë fytyrë, e ju të atillë jeni, të paftyrë, të pa-skrupullt e të padinjitet”, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: