Peci harron se lista e shefës së tij u shkri në VV, i reagon ashpër PSD-së për aksionin: S’e keni kaluar pragun
Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit dhe njëkohësisht njeriu më i afërt i saj, Faton Peci duket se është nervozuar me aksionin e partisë PSD para presidencës.
Lajme
Peci nuk ka munduar ta pranon këtë aksion të PSD-së para presidencës, ku këtë aksion e ka quajtur si diçka që ngjall neveri dhe ky subjekt s’ka mundur ta kalon as pragun.
Ai ka thënë se nuk mund ta ndalin karvanin e fitores së Vetëvendosjes, ku pjesë e kësaj liste janë edhe Vjosa Osmani me disa persona.
Postimi i plotë nga Peci:
Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.
Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.
Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!