Peci harroi letërnjoftimin në Prishtinë e mori dhe u kthye për të votuar

Kandidati i LVV-së Faton Peci, e ka kryer votimin. Ndonëse ishte planifikuar që ai të votonte në orën 10:00, ai këtë e bëri më vonë. Arsyeja se pse u shtye votimi thuhet se Peci e ka pasur letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye ishte dashur që të shkonte në Prishtinë ta merrte letërnjoftimin e…

Lajme

09/11/2025 11:57

Kandidati i LVV-së Faton Peci, e ka kryer votimin.

Ndonëse ishte planifikuar që ai të votonte në orën 10:00, ai këtë e bëri më vonë.

Arsyeja se pse u shtye votimi thuhet se Peci e ka pasur letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye ishte dashur që të shkonte në Prishtinë ta merrte letërnjoftimin e të kthehej për të votuar.

Para tij, obligimin qytetar e kreu edhe kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri.

Mitrovica e Jugut, është komuna e cila ka marrë thuajse vëmendjen kryesore gjatë këtyre zgjedhjeve.