Peci “djersitët” duke ikur nga mediat pas aksionit të Prokurorisë, shfrytëzon një dalje tjetër (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot nuk është paraqitur para mediave. Në ditën kur po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Speciale në ministrinë e tij, Peci vendosi që të shfrytëzoj një dalje tjetër, për t’i ikur përballjes me mediat, shkruan lajmi.net Në një video të publikuar nga nacionale, Peci shihet duke ecur shpejtë drejt veturës…

Lajme

27/05/2025 12:41

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot nuk është paraqitur para mediave.

Në ditën kur po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Speciale në ministrinë e tij, Peci vendosi që të shfrytëzoj një dalje tjetër, për t’i ikur përballjes me mediat, shkruan lajmi.net

Në një video të publikuar nga nacionale, Peci shihet duke ecur shpejtë drejt veturës së tij.

Video:

Theksojmë se zyrtarët policorë kanë hyrë sot në Ministrinë e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci.

Mësohet se rasti ka të bëjë me kontratën publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025./lajmi.net/