Peci dikur krekosej për gjoba ndaj lokaleve për duhanpirje, por tani rri vetë në këso ambientesh
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dikur mburrej për zbatimin e ligjit anti-duhan, duke u krekosur për shqiptimin e gjobave për pirje të duhanit në vende të mbyllura. Por, me sa duket, tash as vetë ai nuk po e respekton këtë vendim – rrjedhimisht po bën shkelje të ligjit. Gjatë fushatës në Vushtrri, Peci është fotografuar…
Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dikur mburrej për zbatimin e ligjit anti-duhan, duke u krekosur për shqiptimin e gjobave për pirje të duhanit në vende të mbyllura.
Por, me sa duket, tash as vetë ai nuk po e respekton këtë vendim – rrjedhimisht po bën shkelje të ligjit.
Gjatë fushatës në Vushtrri, Peci është fotografuar në një ambient të mbyllur, e ku afër tij një person po s’po e prishte tymin e duhanit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, duket se ministrit Peci nuk po i pengon më shkelja e këtij ligji.
Mirëpo, qytetarët e bizneset kanë paguar gjoba të majme pikërisht për një gjë të tillë.
Në një artikull të publikuar në një media lokale mbi veprimin e Pecit, qytetarët kanë komentuar për këtë situatë, duke e kritikuar ministrin lidhur me këtë veprim.
Madje njëri, si duket pronar lokali, tha se për një gjë të tillë është gjobitur në të kaluarën.