PDK-së i duhet një koalicion gjithëpërfshirës dhe kualitativ
Është i bindur se Partia Demokratike e Kosovës duhet që ta ketë kryetarin e Kuvendit, si fituese e zgjedhjeve, por edhe i vetëdijshëm se PDK-ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë këtë.

Lajme
“Kështu që e vetmja mënyrë për t’u shmangur zgjedhjet e parakohshme është një koalicion gjithëpërfshirës dhe kualitativ, i cili do t’i sillte vendit një stabilitet politik”, ka thënë në një intervistë për “Zërin”, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa.
Ai ende shpreson në bashkëpunim me partitë opozitare, madje ka premtuar se partia e tij do ta respektojë në detaje aleatin e ardhshëm të PDK-së, cilido qoftë ai.