PDK në Malishevë: Kosovën e ka marrë malli që të prej shirita të projekteve të mëdha, koha që t’i kthehemi atyre

Partia Demokratike e Kosovë e ka mbajtur tubimin në Malishevë në ditën e pestë të fushatës. Organizatori i këtij tubimi, kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, tha se qytetarët e kësaj komune gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në anën e duhur të historisë. Ndonëse nuk u pranua që të jetë në listën…

Lajme

01/06/2026 20:01

Partia Demokratike e Kosovë e ka mbajtur tubimin në Malishevë në ditën e pestë të fushatës.

Organizatori i këtij tubimi, kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, tha se qytetarët e kësaj komune gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në anën e duhur të historisë.

Ndonëse nuk u pranua që të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga PDK-ja, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, po i jep mbështetje kësaj partie. Para malishevasve, Limaj tha se Kosovën e ka marrë malli që të prejë shirita të projekteve të mëdha.

“Herët je përgatitur për këtë detyrë. Dikur e kemi krenuar Kosovën me shumë projekte. Sot, në këtë ofertë që e keni përpara, nuk keni një kandidat më të përgatitur se Bedri Hamza. Stop krizës, stop të keqës, stop çdogjë që sot i dedikohet keq Kosovës. Kosova ka humbur shumë si brenda edhe jashtë. Më shumë se kurrë që ta bëjmë edhe një herë krenare Kosovën. Ne si ish ushtarë të UÇK-se, UÇK-ja na ka larguar tri dobësi. Na ka larguar inferioritetin, prandaj i kemi dalur ballë makinerisë së Serbisë. Na ka larguar kompleksin dhe e treta, na ka larguar egoizmin. UÇK-ja pastaj na ka dhënë dy të rëndësishme, dinjitetin dhe krenarinë, pra, a ka më krenari se të punosh për vendin tënd. Koha është t’i kthehemi projekteve të mëdha, Kosovën e ka marrë malli që të prejë shirita të projekteve të mëdha. Po du të iu coj mesazh miqve në Hagë që Kosovën e ka marrë malli për ju, Hashimin, Kadriun, Rexhën, bacin Jakup”, tha ai.

Qytetarëve të Malishevës iu drejtua edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili u shpreh se është një konstatim i përgjithshëm se Kosova është në krizë. Ai po ashtu kritikoi edhe përdorimin e fëmijëve në fushata.

“Është një konstatim i përgjithshëm që Kosova është në krizë, mezi arrijnë që t’i paguajnë faturat, bizneset mëzi mbijetojnë, të rejat e të rinjtë janë në dilemë se a të qëndrojnë apo të largohen nga Kosova. Adresë e kësaj krize është Albin Kurti. Së fundi keni vërejtur diçka që nuk është në traditën e shqiptarëve, përdorimi i fëmijëve për një grushtë votash. Rritja e çmimeve, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, e kanë përkeqësuar jetën. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, përkundrazi, ndalje të investitorëve të huaj. Përkeqësim i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne do ta zhvillojmë ekonominë, s’do t’i shajmë bizneset”, tha ai.

Më tej, Hamza premtoi se me të kryeministër do të rriten pagat prej 50 përqind dhe se nuk do të ketë më pensione nën 300 euro.

“Do të ndërtojmë kapacitete mbi bazën e thëngjillit dhe do ta kthejmë gazin amerikan. Fatkeqësisht po na vjen bashkimi i BE në kufi me Shqipërinë, ndërsa për shkak të krizave, se tek e fundit, Kurti çështjen e krizave e ka bërë hobi. Tha se do t’i ndërtojë 20 stadiume, por për 6 vjet s’e ka ndërtuar asnjë”, tha ai.

Në fund, ai tha se gjatë qershorit, PDK-në e presin dy ngjarje të mëdha, fitoren në zgjedhje dhe lirimin e katërshes së UÇK-se, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Në qershor pres që të ndodhin dy ngjarje të mëdha për PDK-në. Që më 7 qershor të fitojë PDK-ja dhe pas pak ditësh, vendimi lirues për liderët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhën”, tha ai.